Pjetër Nrecaj po trajtohet në psikiatri, merr vesh sot se ka vrarë edhe vajzën e tij

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 12:58 | Nga

Pjetër Nrecaj është duke u trajtuar në klinikën e Psikiatrisë në Gjakovë.

“Ai është pranuar në gjendje të rëndë psikike pasi sot e ka kuptuar se ka vdekur edhe vajza e tij nëntë vjeçare”, ka konfirmuar për KTV-në drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Gjakovë, Zef Komoni.

Sipas Komonit, i dyshuari Nrecaj ka pasur sulme ankthi.

Nrecaj do të vazhdojë të trajtohet në këtë klinikë derisa Gjykatës i është dorëzuar udhëzimi që Nrecaj të durohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Ditë më parë Nrecaj kishte vrarë në Brekoc të Gjakovës bashkëshorten e tij Valbona Marku-Nrecaj, dhe të bijën nëntë vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme