Pranimi i aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës zgjat 5 vjet

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 09:00 | Nga

Vazhdon të zvarritet njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ndonëse ishte paralajmëruar që në nëntor të vitit 2015 të formohej Komisioni për verifikimin e këtyre viktimave, një gjë e tillë ka shanse të ndodhë vetëm në muajt e fundit të këtij viti, shkruan sot Koha ditore.

Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në shtator ka hapur konkurs për aplikimin e OJQ-ve, të cilat do ta bëjnë pranimin e aplikacioneve dhe kryerjen e detyrave tjera për konstatimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Konkursi është mbyllur më 8 tetor, ndërkohë që Ministria ka zyrtarizuar një panel përzgjedhës për anëtarët e Komisionit qeveritar dhe për përzgjedhjen e OJQ-së që përbëhet nga përfaqësues të Zyrës së kryeministrit, Presidencës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Të ngjashme