VV: Edhe Presheva e Tetova kërkojnë drejtësi përDeharin

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 18:29 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe në Preshevë e Tetovë, qytetarë të shumtë janë solidarizuar me familjarët dhe VV-në, me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në të dy qytetet përkatëse janë ndezur qirinj, duke nderuar dhe lutur për shpirtin e të riut 26-vjecar që u nda nga jeta para pak ditësh në burgun e Prizrenit.

Po ashtu në këto dy ngjarje u kërkua që të zbardhet rasti i vdekjes së Deharit, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit hetimor, transmeton Ekonomia Online.

Dehari u varros sot në fshatin Zllatar, ndërsa gjatë ditës për të nderuar jetën dhe veprën e tij u mbajt edhe një mbledhje komemorative, si dhe një marsh me anë të së cilit u kërkua të zbardhet rasti që qoi në vdekjen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme