Presidenti i gëzohet logos tjetër të 10 vjetorit

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 15:29 | Nga

Për shkak të ngjashmërisë së logos së parë të zgjedhur për ta shënuar 10 vjetorin e pavarësisë me logon e një kompanie gjermane, ajo është ndryshuar me një tjetër.

Megjithatë është bërë me dije se ngjashmëria nuk ka qenë kopjim, por rastësi.

Gjithsesi, kjo ka mjaftuar që logoja të zëvendësohet me një tjetër.

Një numër 10 i punuar në mënyrë artistike me hartën e Kosovës dhe yjet e flamurit.

Këtij ndryshimi i është gëzuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme