Prezantohet udhëzuesi për mbrojtjen e fëmijëve në media, të tregohet kujdes gjatë raportimit

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 11:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK) në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë prezantuan Udhëzuesin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Media.

Në mars të vitit 2016 KMShK ka nisur një projekt bashkëpunimi me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë. Ky bashkëpunim ka për qëllim të adresojë çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët në media, nga raportimi për ta e deri te përdorimi i medieve nga ana e fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Ky udhëzues ka për qëllim të ofrojë sqarime për zbatimin e gjashtë të Kodit të Medieve të Shkruara.

Këto udhëzime synojnë të mbështes qëllim të mira të gazetarisë etike, t’i shërbejnë interesi publik pa i shkelur të drejtat e fëmijëve.

Imer Mushkolaj, kryetar i bordit të KMShK-së, tha se ky udhëzues do të ndihmojë gazetarët rreth raportimit për fëmijët dhe përfshirjes së tyre në media.

“Çështja e mbrojtës së fëmijëve në medieve është e përfshirë në mënyrë të posaçme nga KMShK dhe secili gazetar e ka mundësinë që përmes këtij udhëzuesi të shoh se si duhet të raportojë për fëmijët në mediet ku ata punojnë, janë marrë praktikat më të mira dhe ju kanë përshtat veçorive vendore dhe rregullat janë të njëjta si në çdo vend të botës, parimet bazike vlejnë për të gjithë dhe nëpërmjet këtij udhëzuesi të au kujtojmë medieve se sa është i rëndësishëm raportimi korrekt për fëmijë në media”.

Brandao Co, nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, tha se në shkolla posaçërisht në departamentin e gazetarisë duhet të vihet hapësirë në kourikulën për të mësuar për raportimin me etikë për fëmijët më media.

“Ne duhet t’i bëjmë institucionet ma përgjegjëse që ndikojnë tek fëmijët e veçanërisht tek fëmijët që janë më të rrezikuar. Kjo është e rëndësishme ku mediet thirrën si fuqia e tretë, që autoritetin që e keni ju për të raportuar dhe për të ngreh çështje të rëndësishme te institucionet dhe qeveria. Në kohën e shkollimit posaçërisht në universitete ku ne duhet të vazhdojmë të evokojmë për dhënien e hapësirave në kurrikulë dhe në drejtimin e gazetarisë për mënyrën e raportimit në etikë e sidomos raportimi për fëmijë duhet të jetë pjesë e kurrikullës. Ne besojmë në partneritet dhe ky do ju ndihmojë gazetarëve të ndërgjegjësojnë në evokimin e të drejtave të tyre.

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medies prezantoi udhëzuesin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Media., tha se taa se rasti i vrasjes së Aulon Zekës është dëshmia që disa media raportojnë në kundërshtim me parimet e etikës rreth përfshirjes së të miturve në media.

Ajo theksoi se publikimi i informacioneve,fotografive dhe të dhënave personale pa dijeninë e prindërve të tyre bën që fëmijët të jenë jo vetëm të përfshirë në ndonjë krim por edhe viktimë të atij rasti, sic është rasti me të dy të miturit në rastin Zeka.

“Askush nuk mund të mohojë rolin e medieve dhe gazetarëve, gazetarët kanë obligim të na mbajnë të informuar të raportojnë për çështja të ndryshme në mënyrë të pavarur dhe profesionale ku pa këtë nuk ka shoqëri demokratike. Sot të gjithë e dimë se kush janë ata fytyrat e të miturve në rastin e Aulon Zekës ta dimë të gjitha detajet e tyre, si rast i kësaj i raportimit jo të drejtë të dyshuarit janë nxit nga të tjerët për sulme ndaj tyre, ku ata nuk gëzojnë vetëm statusin e të dëshirave por edhe si viktimë sepse rasti i tij është raportuar nga disa media duke shkelur kodin për ruajtjen e informacioneve për të miturit, sepse kodi ndalon publikimin e të gjitha informatave për të miturit pa lejen e tyre apo prindërve të tyre”.

“Udhëzuesi përmban të drejta rreth të drejtave të të miturve dhe të drejtave të gazetarëve për raportimin rreth tyre  e drejta e lirisë së shprehjes dhe e drejta e ruajtës së privatësisë, vlen më pak për fëmijët”.

“Rast kur mund të publikohet fytyra e të miturve është kur përmes një fotografie qon në gjetjen e një mituri të humbur dhe i cili kërkohet, dhe kjo bëhet i ditur ne mesia vetëm kur me urdhër të gjykatës, dhe kjo gjë në Kosovë nuk ndodh, por mediet duhet të vendosin vetë”.

Ajo sqaroi se si duhet që ne media të që ruajnë identitetin e të miturve.

“Mënyra si ruhet identiteti i të miturve, në këto raste nëse e thuhet e mitura A.K në fshatin X gjasat për me gjet emrin e saj është shumë lehtë, sepse mënyra së fëmijët njohin njëri tjetrin brenda fshatit të tyre dhe me iniciale shpesh mund të kuptohet kur jepet edhe emri i fshatit”.

Të ngjashme