Prishtina përgatitet për pritjen e Bidenit

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 09:39 | Nga

Prishtina ka filluar më përgatitjet e para për një vizitë sa më të sigurt dhe sa më madhështore të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Në rrugët dhe sheshet kryesore të Prishtinës janë duke u vendosur flamuj të shtetit të Amerikës në shenj mikpritje të zëvendëspresidentit Joe Biden.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, sot pasdite do të zbresë në Kosovë, i cili do të qëndrojë dy ditë. Ndërsa nesër ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Biden do të shkojë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden III.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve Bytyqi të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana ende të pasqaruara.

sheshi prishtine sheshi prishtine1
rruget e prishtines
sheshi prishtine2 sheshi prishtine3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme