Problemet kryesore të OShP-së, jotransparenca dhe mosbashkëpunimi me Prokurorinë

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 11:00 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokracia Plus ka organizuar tryezë diskutimi në lidhje me mbikëqyrjen e prokurimit publik, në të cilën u shpalosën edhe dy raporte që kanë të bëjnë me monitorimin e Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe monitorimet e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Isuf Zejna nga D+, në prezantimin e raportit të OShP-së, paraqiti disa nga problemet që e karakterizojnë këtë organ. Ai tha se ndër problemet kryesore është transparenca dhe mungesa e bashkëpunimit me Prokurorinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Kemi vërejtje te mirëmbajtja e faqes dhe transparencës në përgjithësi në OShP. Një prej çështjeve që i përcjellim dhe kemi shqetësim është vonesa në vendimmarrje të rasteve. Vonesa më e madhe është nga kompania “Burimi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës që ka zgjatur 109 ditë për riasfaltimin e rrugës rajonale R-220”.

“Sa i përket bashkëpunimit institucional, OShP-ja nuk ka bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe për këtë duhet të bëhet më shumë. Me ligj, rastet e OShP-së duhet të shqyrtohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo kjo nuk funksionon ende mirë”.

Rrita Ismajli, hulumtuese në D+, në prezantimin e të gjeturave kryesore në punimin diskutues për monitorimin e KRPP-së, paraqiti disa nga institucionet dhe komunat që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm, raporton EO.

“Në bazë të raporteve të Demokraci+, institucionet më problematike që kërkojnë monitorim të vazhdueshëm nga KRPP-ja në nivel qendror janë: Ministria e Infrastrukturës, MKRS, Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq në nivel lokal komunat që duhet të monitorohen dhe t’i reduktojnë shkeljet kanë Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit.  Këto janë shkelje të identifikuara nga ZKA ku shihet qartë se tri vitet e fundit hallkat më të dobëta të prokurorimt publik përsëriten në hartimin e kritereve specifike dhe në menaxhimin e kontratave”, tha ajo.

Anëtari i bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Sami Uka tha se synimi i KRPP-së është të rregullojë monitorimin e aktiviteteve të autoriteteve kontraktuese në Kosovë, ndërkaq vlerësoi raportin e prezantuar nga D+.

“Ky është një raport i dobishëm për KRPP-në, sepse tregon rrugën për përmirësim. Ne jemi të interesuar t’i shqyrtojmë organet qe të merren me këtë fushë dhe të arrijmë efektivitetin e duhur. KRPP është organ rregullativ, do të thotë që ta rregullojë një sistem. Kohëve të fundit me përdorimin e sistemit elektronik ne kemi ofruar shërbime për të gjitha palët e përfshira në aktivitetet e prokurimit elektronik. Ne e kemi zhvilluar shumë raportin e kontratave të shkruara. Sa më shpejt që ndërrohet ligji, aq më mirë është ”, tha ai.

Të ngjashme