Projektligji për FSK-në nuk bie ndesh me legjislacionin e BE-së

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 09:54 | Nga

Janë zbardhur pjesë të opinioneve pozitive përkitazi me Ligjin për Forcën e Sigurisë, të cilat i kanë dhënë dy nga tri dikasteret qeveritare. Në to nuk është elaboruar gjerësisht përmbajtja.

Dy javë më parë, kreu i shtetit e ka proceduar në Kuvend projektligjin dhe vetëm një ditë më pas, sipas procedurës, ai është përcjellë në Qeveri për mendim.

Qeveria pastaj e ka dërguar në tri dikastere të saj: në Ministrinë e FSK-së, në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Integrimit Evropian. Opinionet e të triave janë dorëzuar në Zyrën e kryeministrit, por përmbajtja e tyre nuk është publikuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëkëtë, në dy prej ministrive, kanë treguar për gazetën detaje të përmbajtjes së opinioneve.

Ministria e Integrimit Evropian harton opinionet ligjore të përputhshmërisë së ligjit të propozuar me legjislacionin, përkatësisht acquis të BE-së. E ka bërë këtë edhe për Ligjin për FSK-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme