Propozohet që shuma për kompensimin e viktimave të dhunës seksuale të jetë 200 euro

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 08:04 | Nga

Tri vendime duhet të marrë Qeveria e Kosovës në mënyrë që Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale të fillojë procesin e verifikimit.

Vendimi për caktimin e shumës së kompensimit të viktimave që do të verifikohen, ai për caktimin e kompensimit që do të marrin anëtarët e Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, si dhe vendimi për formimin e sekretariatit të tij duhet të votohen në Qeveri, para se të bëhet hapja zyrtare e procesit të aplikimit për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale. Për këto tri çështje propozim-vendimet tanimë kanë shkuar në Qeveri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ato janë nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi. As në Qeveri e as në Ministri nuk kanë treguar se kur pritet ato të vihen në rend dite për votim në Qeveri.

Të ngjashme