#Protestoj vazhdon protestat simbolike

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 18:58 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i qytetarëve #Protestoj, në protestën e radhës ndaj skandaleve të publikuara nga përgjimet, kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë duke duke kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në skandalin “Pronto”.

“Të mbledhur për të 8-ën herë kundërshtojmë strukturën kriminale të instaluara në institucionet e Republikës së Kosovës. E dënojmë këtë Qeverisje pasojë e së cilës Kosova është vendi më i varfër në Evropë, Kosova është vendi më i izoluar në Evropë, është shteti më i korruptuar në Evropë, prandaj sërish kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë personave të përfshirë në skandalet e përgjimeve dhe hetimin penal ndaj tyre, shkarkimin e të gjitha bordeve dhe rizgjedhjen e tyre nën vëzhgimin tonë”.

Të ngjashme