Publikohen vendimet e kundërligjshme të Këshillit Gjyqësor

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 11:39 | Nga

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), do të publikojë gjetjet e monitorimit të veprimtarisë së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokuro-rial të Kosovës.

IKD në konferencën e me titull “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokuro-rial”, do të njoftoj për vendimet e kundërligjshme dhe mungesën e legjitimitetit, të cilat po rrezikojnë funksionimin e ligjshëm të dy këshillave, duke krijuar pasiguri juridike edhe pasoja të mëdha për sistemin gjyqësor dhe prokuro-rial.

“IKD gjatë kësaj konference do të prezantoj raportin preliminar me gjetjet kryesore të shkeljes së ligjeve bazike të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokuro-rial të Kosovës. Raportet e IKD-së janë rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokuro-rial. Ky projekt mbështet nga Ambasada Britanike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Të ngjashme