Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 14:23 | Nga

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Agjencia njofton se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojnë nga zyrtarët e lartë publik që ta njoftojnë Agjencinë menjëherë, në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për të evituar paqartësitë që mund të krijohen.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të zyrtarëve të lartë publik që kanë deklaruar pasurinë për vitin 2017.

Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë klikoni KËTU

Të ngjashme