Punëtorët e KEDS-it përfundojnë grevën

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 11:29 | Nga

Punëtorët e KEDS-it kanë përmbyllur sot grevën paralajmëruese 7 ditore, të cilën e kanë mbajtur në 7 distrikte apo në të gjitha qytetet e Kosovës, me kërkesën për rritje të pagave dhe zbatim të marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

Në një komunikatë për media thuhet se ata kanë kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEDS-it të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë kërkesat e punëtorëve në të kundërtën në Shtator do të hyn në Grevë të përgjithshme ku përveç humbjeve të Kompanisë do të rrezikohet vendi me furnizim të rregullt me energji elektrike.

Gjithashtu ata kanë bërë thirrje institucioneve të vendit dhe ZRRE-së që të bashkëveprojnë ngusht me  Menaxhmentin e KEDS-it, që të gjejnë mënyrën e duhur për realizimin e kërkesave të tyre.

Sindikalistët e punëtorëve të KEDS-it i falënderuan punëtorët për mbështetje dhe u premtuan që do të punojnë me përkushtim deri në realizim të kërkesave dhe nuk do të heqin dorë nga mobilizimi për grevë në shtator, transmeton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme