Qeveria e Kosovës e gatishe t’i ofrojë ndihmë Maqedonisë

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 11:58 | Nga

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikatë për medie njofton se i kanë përcjellur me shqetësim dhe dhimbje të madhe ngjarjet e shkaktuara nga moti i lig, që kanë ndodhur orët e fundit në Maqedoni.

Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.

Me këtë rast, Qeveria shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Po ashtu, thekson gatishmërinë për të dërguar në ndihmë njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme