Qeveria ende nuk është informuar për arrestimin e zyrtarit të saj

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 16:57 | Nga

Qeveria ende nuk ka informatë zyrtare lidhur me rastin e arrestimit të Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, nën dyshimin se ka kërkuar para për zgjidhjen e një lënde në gjykatë

“Bazuar në lajmin e publikuar në media lidhur me arrestimin e Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, ju njoftojmë se, deri më tani nuk kemi informatë zyrtare nga institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas Qeverisë, duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftojë autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj.

“Në rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme