Gjermania premton mbështetje për Kosovën në agjendën evropiane

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 15:27 | Nga

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets është takuar sot me kryetaren e sapo zgjedhur të Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin Kosovës Njomza Emini, njoftomn kumtesa nga Kuvendi i Kosovës.

Viets, me këtë rast . shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane.

Kryetarja e Komisionit falënderoi ambasadoren Viets mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të GIZ-it për Kuvendin e Kosovës, posaçërisht Komisionin për Integrime Evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme