Qeveritarët abuzojnë me veturat zyrtare

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 08:36 | Nga

Vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për mospërdorim të veturave zyrtare, përveç në raste emergjente, nuk ka gjetur zbatim të plotë nga zyrtarët qeveritarë.

Edhe pse Mustafa, më 4 maj 2015, kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të ndalonte veturat zyrtare dhe t’i kthente mbrapa ato që nuk kanë autorizim për të lëvizur në rrugë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Keqpërdorimin e veturave zyrtare e tregojnë edhe raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për ministri të ndryshme, në bazë të të cilave janë evidentuar së paku 17 raste të keqpërdorimit të veturave zyrtare, 5 raste të tejkalimit të limiteve të lejuara dhe 40 raste të mosraportimit të shpenzimeve.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti ka pasur një përmirësim substancial të automjeteve zyrtare të Qeverisë, por nuk tregojnë për shkallën e keqpërdorimeve e as për masat ndëshkimore ndaj keqpërdoruesve. Shifra nuk ka as Prokuroria e Shtetit e as Policia./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme