QKUK pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative për sallat e operacionit

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 10:07 | Nga
Gratë që kanë nevojë për kontrolle gjinekologjike, tash e tutje do të kenë më të lehtë që në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë t’i kryejnë këto ekzaminime, pasi kjo klinikë është pajisur me 2 ultrazë modern.
Përveç kësaj klinike, me ultrazë të ri janë pajisur edhe Klinika Emergjente, ku mjekët emergjent do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve emergjente.
E shërbime më cilësore do marrin edhe foshnjat e porsalindura në Klinikën e Neonatologjisë,  që poashtu është pajisur me ultrazë, sikurse është pajisur edhe Klinika e Kirurgjisë Pediatrike.
Me ultrazë janë furnizuar edhe Klinika e Fiziatrisë, Klinika e Anestezionit, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare,  ambulancat specialistike dhe disa klinika të tjera.
Këto paisje janë blerë pas punës intensive të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili si prioritet të punës së saj ka renditur furnizimin me aparaturë dhe paisje mjekësore për njësitë e SHSKUK.
Poashtu, sallat operative të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike janë pajisur me llamba operative që më parë kanë qenë në mungesë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme