Quinti: Kosova në OKB, Serbia në BE

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:16 | Nga

Drejtorët politikë për Ballkanin Perëndimor të pesë vendeve perëndimore: SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, këto ditë janë takuar në Washington, transmeton Koha.net.

Siç kanë njoftuar mediet, përfaqësuesit e vendeve të Quintit janë konsultuar rreth fazës finale të dialogut Kosovë –Serbi që duhet të mbahet muajve të ardhshëm dhe që duhet të rezultojë me marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh.

Sipas informatave jozyrtare të cilat thotë t’i ketë gazeta e Beogradit “politika”, formula në të cilin do të bazohej marrëveshja është: Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Serbia në Bashkimin Europian.

Vëmendjen e tërheq një pjesë e parimeve, që thonë se “më mirë fare marrëveshje, sesa marrëveshje e keqe” ndërmjet dy palëve.

Marrëveshje e keqe, do të ishte ndarja e Kosovës që do të thoshte krijimin e një diçkaje si Republika Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme