Qymyri ndotësi më i madh, kërkohet monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 14:30 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH) ka prezantuar draft-planin e aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit vjeshtë-dimër.

Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj tha se cilësia e ajrit dhe ndotja e tij nuk është shqetësim vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin e botën.

Ajo më tej shtoi se kanë hartuar një plan që synojmë përmirësimin e kësaj gjendje dhe se janë duke përgatitur legjislacionin për trajtimin e ndotjes së ajrit, raporton Ekonomia Online.

“Cilësia e ajrit dhe ndotja e tij nuk është shqetësim vetëm për Kosovën por edhe për rajonin e botën. Kosova tashmë ka instaluar një sistem kontinual për monitorimin e ajrit me 12 stacione në të gjithë territorin e Kosovës. Duke marr parasysh gjendjen aktuale të ajrit kemi parë të arsyeshme që të organizojmë këtë tryezë për të ndarë përgjegjësitë që kemi. Kjo situatë ka sjell nevojën për trajtimin e veçantë nga ministria jonë”.

“Ne po japim një kontribut të madh në drejtim të përgatitjes së legjislacionit në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe trajtimin e ndotjes së ajrit. Ne si ministri tanimë kemi hartuar një plan që synojmë përmirësimin e kësaj gjendje. Në këtë plan përveç nesh do të inveolvohen edhe institucione të tjera që lidhen me problematikën e ndotjes së ajrit”.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, tha se monitorimi i cilësisë së ajrit të paktën na kujton gjendjen që është Kosova dhe se duhet ndërmarr masa.

“Po flasim për një temë që na preokupon kudo që jetojnë, por më shumë në zonat që ka ndotje shkaqet i dimë në situatën në Prishtinë e dimë që prodhimi i energjisë me qymyr mungesa e investimeve për një kohë të gjatë e ka bë të veten. Kosovës i ka munguar një strategji e mirëfilltë që e trajton këtë çështje”.

“Gjendja e rëndë ekonomike e bënë të rëndë zhvillimin e mjeteve të tjera të transportit. Monitorimi i cilësisë së ajrit mendojmë që është veprim që të paktën na kujton se në çfarë gjendje jemi dhe na obligon për të marrë masa. Lajmi i mirë mund të merret planifikimi i investimeve në Kosovën B në filtra. Sa i përket ajrit është mundësia e investimeve të reja në energji mirëpo mbetet me u ba ende nga të gjithë ne. Na duke e largët, por edhe gjelbërimi është një faktor që ndikon”.

Ai tha se qymyri është ndotësi më i madh i ajrit në vend duke shtuar se edukimi i qytetarëve për lëndë djegëse është një masë që e parandalon përdorimin e qymyrit.

“Edukimi i qytetarëve tanë për lëndë djegëse dhe tashmë është një masë që e parandalon përdorimin e qymyrit mirëpo dihet edhe gjendja e familjeve tona sepse nuk kanë mundësi për tjetër lëndë. Është me rëndësi që mekanizmat përgjegjës duke ndjek veçanërisht MMPH kanë marrë  përgjegjësinë që kjo të trajtohen. Sa i përket cilësisë së ajrit lum ata që jetojnë në zona rurale”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, tha se ndryshimi i filtrave në termocentralin Kosova B do të përmirësoj sado pak cilësinë e ajrit. Ai tha se për këtë kanë marr donacion  prej 35 milionë euro nga BE.

“MZhE e ka energjinë në mbikëqyrje dhe Kosova A dhe B janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit por njëkohësisht energjia është edhe shtylla e zhvillimit ekonomik. Për fat të keq linjiti është burimi kryesor  i ndotjes dhe ky përdoret në termocentralet tona. Ne termocentralin Kosova B që do ta bëjmë rehabilitimin dhe në bazë të kësaj kemi marrë 35 milionë euro nga BE për ndryshimin e filtrave të këtij termocentrali dhe kjo do të ndikoj në përmirësimin e gjendjes së ajrit”.

“Termocentrali Kosova A është tërësisht i amortizuar pra i vjetërsuar mirëpo ai do të mbyllet kur të filloj ndërtimi i termocentralit të ri. Termocentrali i ri pra do të bëhet marrëveshja komerciale do të bëhet vitin që vjen dhe ndërtimi në vitin 2019”.

Të ngjashme