Qytetarët të pakënaqur me punën e ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 08:19 | Nga

Kënaqshmëria e qytetarëve kundrejt punës së ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Pikëpamjet e shprehura në Pulsin publik të lansuar nga organizata e UNDP-së tregon se vetëm 32.5 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me institucionet qendrore nga 36 për qind sa ishte në tetor 2017.

Përqindje gati e njëjtë e kënaqshmërisë së qytetarëve është edhe për punën e kryeministrit Ramush Haradinaj (33.2 për qind nga 42.3 sa ka qenë në tetor 2017), ndërsa më e vogël (31.5 për qind nga 36 për qind) për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. Ndërkohë, rritje të kënaqshmërisë prej 1.5 për qind nga tetori i vitit të kaluar ka shënuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, (nga 37.6 në 39.1).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme