Rama: Largimi i pjesëtarëve serbë nuk ndikon në transformimin e FSK-së

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 08:23 | Nga

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka shprehur shqetësim me rastin e largimit të mbi 40 pjesëtarëve serbë nga kjo forcë.

Megjithatë, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ai ka bërë me dije se largimi i pjesëtarëve serbë nuk do të ketë ndikim në transformimin e FSK-së.

Rama ka treguar se ka të interesuar të tjerë dhe shumë shpejt do të plotësohet numri i të dorëhequrve. Ai ka thënë se, sipas procedurave, këta pjesëtarë duhet të presin nga një deri në gjashtë muaj derisa t’u miratohet kërkesa e njëanshme për largim.

Rama ka bërë me dije se të gjithë ata që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e FSK-së do t’u shkëputet kontrata bazuar në kodin disiplinor.

Ai ka deklaruar se FSK-ja do të vazhdojë të jetë gjithëpërfshirëse dhe e gatshme për ta kryer misionin e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme