Ramush Haradinaj uron Fitër Bajramin me fotografi me prindërit

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 15:11 | Nga

Kryetari i AAK-së dhe njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se ai dhe familja e tij kanë pranuar urime të shumta për festën e Fitër Bajramit.

Haradinaj ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me prindërit e tij ku edhe ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë të rëndësishme, njofton Klan Kosova.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Me këtë rast Ju falenderojmë të gjithëve për kujdesin dhe përgëzimet për festen që na ka bërë bashkë dhe njëkohësisht edhe më shumë solidarë.
Kjo është feste e mirëkuptimit dhe e harmonisë në familjet tona, e mirësisë për njëri-tjetrin dhe e paqes.Uroj dhe njëherë për më shumë begati, shëndet e mirëqenie për ju dhe familjet e juaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme