Raporti i KE-së: Korrupsioni në sistemin gjyqësor, paraqet rrezik për Kosovën

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 10:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka publikuar raportin për vlerësimet e Rrezikshmërisë së Korrupsionit për gjyqësorin, prokurorinë dhe prokurimin publik.

Sipas vlerësimeve të dokumentit teknik për rreziqet e korrupsionit në sistemin gjyqësor të Kosovës të përgatitur nga Ekspert të Këshillit të Evropës thuhet se Korrupsioni është i përhapur në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre në sektorin publik dhe privat janë identifikuar nivele të larta të korrupsionit dhe pikërisht kjo ka krijuar mosbesim të qytetarëve në institucionet publike përfshirë këtu edhe gjyqësorin.

Zëvendësministri Munir Basha, ka thënë se Ministria e Drejtësisë në kuadër të kompetencave të saj është duke punuar në reformat gjyqësore.

Ai ka thënë se garantimi i të drejtave të qytetarëve dhe luftimi korrupsionit është ajo që Kosova duhet të plotësojë.

Ndërsa ka thënë se Kosova ka gjykata të mjaftueshme për të fituar besimin e qytetarëve në drejtësi.

Lufta kundër korrupsionit dhe financimit të terrorizmit ai ka thënë se është proces sfidues për MD-në.

Basha ka treguar edhe për konceptin dokumentin të cilën e kanë bërë me projektin e binjakëzimit të financuar nga Gjermania i cili ka të bëjë me dënimin e zyrtarëve të cilët janë të korruptuar ose kanë qenë pjesë e kësaj dukurie.

Në anën tjetër zëvendësministri i financave, Agim Krasniqi ka thënë se ndër të arriturat e Kosovës nga viti 2014/16 është realizimi për 67% i strategjive që ka të bëjë me luftimin e ekonomisë joformale dhe dukurive të tjera.

Ai ka treguar edhe për të arriturat e tjera ta cilat i ka bërë Kosova në luftën kundër korrupsionit., duke përmendur edhe të ardhurat të cilat i ka sjell ATK dhe Dogana e Kosovës.

“Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet NJIF, PK, dhe BQK-së në luftimin e krimeve ekonomike, dhe janë hartuar procedurat standarde operative për NJIF, PK dhe ATK për qasje dhe shkëmbim të dhënave,  nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit ndërmjet NJIF, Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës dhe ATK,   doganat e Kosovës, ATK dhe policia kanë krijuar njësinë e përbashkët për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve të fituara nga krimi, për të ndihmuar në bashkërendimin e aktiviteteve në luftimin e krimeve ekonomike, si dhe krijimi i grupit ndër-institucional ndërmjet institucioneve dhe agjensioneve zbatuese të ligjit për shënjestrimin e top rasteve të krimeve të rënda financiare dhe të korrupsionit”, ka shtuar zëvendësministri Krasniqi.

Sa i përket përfaqësuesit të zyrës se Be-së në Kosovë, Libor Chlad ka thënë se sistemet gjyqësore, prokuroria dhe prokurimi publik janë fushat bazë se ku ndodhë korrupsioni.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund t’i ik korrupsionit, ndërsa shtoi se arsimi është fusha ku duhet të bashkohen forcat sepse sipas tij aty mund të tregohet se korrupsioni është një dukuri që vret dhe nuk është e pranueshme.

“Sistemin mund ta kemi fantastik por sjellja personale ajo që paraqet problem të madh sa i përket korrupsionit”, ka thënë Chlad.

Të ngjashme