Reçica i pakënaqur me mospërfshirjen e Ministrisë së Punës në IPA

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 17:26 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mori sot pjesë në takimin e nivelit politik të Instrumenteve të Para Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018- 2019.

Në këtë takim u prezantuan projektet nga ministritë e ndryshme, të cilat do të jenë përfituese në vitin 2018 dhe 2019.

Në kuadër të prezantimit të projekteve në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale, Ministri Reçica shprehi brengën e tij për mospërfshirjen direkte të MPMS-së në projekte, duke ditur se ulja e inaktivitetetit, rritja e punësimit të të rinjve, zhvillimi i shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe administrimi më i mirë i tregut të punës, janë prioritete të MPMS-së, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Ministri Reçica kërkoi që MPMS të përfshihet në IPA 2018 dhe 2019 dhe mori mbështetjen se do të shikohen mundësitë e përfshirjes së MPMS-së me projekte konkrete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme