Rektori Vataj priti në takim Ministren e Ambientit, Albena Reshitaj dhe deputeten Luljeta Veselaj

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 15:55 | Nga

Prof. Dr. Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën priti në takim znj. Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe znj. Luljeta Veselaj, deputete e Kuvendit të Kosovës. Në takim është diskutuar për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe UPZ-së. Konkretisht për përkrahjen e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ.

Rektori Vataj theksoi se misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë  konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit.

Ministrja Reshitaj theksoi se dikasteri qeveritar që ajo e drejton është interesuar për këtë fakultet të ri dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur në çdo aspekt pasi që ofron kuadro në programe specifike që kanë munguar në Kosovë. Ajo shtoi se është e gatshme që të ofrojë për studentët kryerjen e praktikës në MMPH dhe në agjencitë në kuadër të kësaj ministrie.

Ditëve në vijim do të përpilohet një marrëveshje për bashkëpunim në mes të UPZ-së dhe MMPH-së, e cila pritet të nënshkruhet nga udhëheqësit e të dy institucioneve.

Të ngjashme