ShBA-ja konfirmon mbështetjen për transformimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë | 10 Kor 2016 | 19:41 | Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, por kjo duhet të shkojë përmes hapave të sigurt dhe në mënyrë kushtetuese, duke ndryshuar legjislacionin.

Kështu ka deklaruar Zëvendës asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter, gjatë takimit me krerët politik e ushtarak të FSK-së.

“Mendoj se mbështetjen tonë për FSK-në e kemi demonstruar me përkrahjen që i kemi dhënë kësaj Force, përmes trajnimeve, këshillimit dhe pajisjeve. Shtetet e Bashkuara luajnë rol të rëndësishëm duke asistuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, jemi shumë krenar deri ku kanë arritur ata…”, ka thënë Carpenter.

Ai po ashtu ka shtuar se u bisedua kryesisht për trajnimet që ushtria amerikane u ka ofruar Forcave të Armatosura të Kosovës dhe që planifikon ti vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme