Rinovohet qendra e Down Syndrome Kosova

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 12:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë ka investuar në renovimin e qendrës për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromën Down, raporton Ekonomia Online.

Sabahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive, Down Syndrome Kosova, tha se intervenimi i hershëm është i rëndësishëm në zhvillimin potencial të këtyre fëmijëve.

“Fal mbështetjes së kryesisë së këshillit turk ne që nga sot po arrijmë të ofrojmë shërbime të dinjitetshme për fëmijët dhe të rriturit e sindromit Down. Shumica nga ju veç e dini se që nga viti 2015 jemi në proces të ndërtimit të një qendre, projekt i përbashkët me komunën e Prishtinës dhe komunitetin e autizmit mirëpo nevojat e komunitetit dhe numri i madh i lindjeve të fëmijëve me sindromën Down ndër vite, ne kemi bërë të pamundurën që mos të humbim kohë sepse intervenimi i hershem është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e potencialit të fëmijëve me sindromën Down”, tha ajo.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, tha se po bëjmë përpjekje për arsimim të të gjithë fëmijëve.

“Ne si ministri e Arsimit jemi duke bërë përpjekje maksimale që të kemi një përgatitje dhe gjithë përfshirje pa dallim. Përkushtim i veçante duhet të jetë për kategorinë me nevoja të veçanta që tu krijojmë kushte të nevojshme për një edukim të mirëfilltë”, tha ministri.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç tha se “do të vazhdojmë më mbështetjen për fëmijët me sindromën Down por edhe për të gjitha shtresat e shoqërisë që kanë nevojë për përkrahje”, tha ajo.

Projekti ka kushtuar 7100 euro dhe është financuar nga republika e Turqisë, raporton EO.

Të ngjashme