Rreth 32 mijë kosovarë të riatdhesuar nga vendet evropiane

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 10:57 | Nga

Pas valës së emigrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve evropiane në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, ka pasuar riatdhesimi i tyre në Kosovë. Kështu, gjatë kësaj periudhe janë riatdhesuar mbi 32 mijë kosovarë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar për lajmi.net se në vitin 2015 janë riatdhesuar mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës. Kurse, në vitin 2016 numri i të riatdhesuar është mbi 13 mijë. Por kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet evropiane po vazhdon edhe gjatë viti 2017.

Kështu në dy muajt e parë të këtij viti janë riatdhesuar rreth 1200 të tjerë.

Gjithashtu bëhet e ditur se më së shumti të riatdhesuar ka nga Gjermania, pastaj Zvicra, Suedia, Franca dhe Austria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme