RrGGK: Anëtarësimi në BE të shfrytëzohet për barazinë gjinore

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 16:26 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), ka prezantuar tri dokumente të punës për barazi gjinore dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

Këto dokumente analizojnë se si anëtarësimi në BE ka ndikuar në aspektin e barazisë gjinore në vendet e tjera për të identifikuar mësime potenciale për Kosovën, duke u bazuar në analiza statistikore; perspektivën e grave lidhur me anëtarësimin në BE, bazuar në konsultimet me gra të ndryshme në Kosovë dhe indeksin e BE-së për barazi gjinore, dhe hapat që mund t’i ndërmerr Kosova për institucionalizimin e mbledhjes së të dhënave të kërkuara për krijimin e Indeksit.

Zëvendësministrja e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci, tha se barazia gjinore luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë.

“Ministria e Integrimeve është siguruar që gjatë përpilimit të projekteve raporteve politikave në sektorë të ndryshëm aktivitetët t’i përshtat në mes të meshkujve dhe femrave në shoqëri në mënyrë që barazia gjinore të adresohet të sigurohet në zbatimin e ardhshëm të këtyre përpjekjeve”, tha ajo.

“Në këtë rrugë ne mbesim të përkushtuar presim mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë”, ka theksuar ajo.

Krye-shefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se Agjensia për barazi gjinore këtë vit ka filluar vlerësimin e programit të Kosovës për barazi gjinore në programin e shtrirjes së barazisë gjinore që është një nga programet e vetme që e obligon qeverinë që të hartohet me ligj.

“Kemi filluar edhe ekspozimin e ligjit për barazi gjinore që është një vlerësim i ligjit pasi që ka hyrë në fuqi dhe këtu Kosova është nga vendet pioniere të rajonit që është duke e vlerësuar ligjin që është një proces i ri për institucionet, por relativisht i rëndësishëm, sepse jep një pasqyrë të përfaqësive reale të metave ligjore dhe si e zbatojmë ne ligjin”, tha ajo.

Aktivistët për të drejtat të grave në vendet e tjera kanë vërejtur dhe kanë theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të momentit të procesit të anëtarësimit në BE për të krijuar politikat që do ta mbrojnë dhe të ndihmojnë barazinë gjinore në përputhje.

Pjesë e këtyre dokumenteve që u prezanton ishin: Si mund të ndikojë anëtarësimi në BE në barazinë gjinore në Kosovë, çfarë presin gratë nga procesi i anëtarësimi në Bashkimin Evropian etj.

 

anila-statovci

Lexo më shumë:

Të ngjashme