Rriten 50% gjobat për OJQ-të për shkelje dhe neglizhim të dëgjimeve publike

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 11:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar Projektligjin për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare dhe Raportin vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, u dakordua me anëtarët e komisionit që të rriten gjobat për 50% për organizatat joqeveritare në rast të shkeljeve që kanë bëjnë në mosinformim dhe neglizhencë të dëgjimeve publike. Për OJQ-të gjoba kishte qenë 150 euro dhe për përfaqësuesit e autorizuar 40 euro, tani këto gjoba janë rritur për 50%.

“Dhjetë mijë organizata joqeveritare janë të regjistruara në Kosovë dhe vetëm 5 prej tyre kanë ardhur në dëgjim publik. Duhet të rritet gjoba dhe kur të ndodhë kjo, ata do bëhen më përgjegjës dhe do të vijnë në dëgjime publike”, shtoi Hasani.

Zëvendëskryetarja e komisionit, Shqipe Pantina, nuk tha se OJQ-të nuk punojnë për përfitime të veta, por për të hyra të cilat do t’u shërbejnë publikut, raporton Ekonomia Online.

“Organizatat joqeveritare një pjesë e madhe ka fakte dhe dëshmi që donacionet milionëshe që janë dhënë për zhvillimin e mediave janë keqpërdorur dhe njerëzit kanë blerë villa, makina dhe ne do të mundohemi me qenë shumë rigorozë dhe me pasë kontrollë”, tha Milaim Zeka.

Sipas anëtarit Imet Rrahmani, gjobat janë qesharake dhe nuk i parandalojnë shkeljet ligjore që bëjnë, vetëm në rast se ato gjoba do të prekin seriozisht xhepin e secilit, pastaj do të ketë efekt.

Arbani Abrashi tha se rritja e gjobave nuk mund të ketë rezultate pozitive pasi që, sipas tij, OJQ-të që duan të mashtrojnë rritja e gjobave nuk kryejnë punë.

“Dikush që do të bëjë mashtrim e me e ndërru emrin, gjoba 150 dhe 40 euro nuk i bën telashe, por edhe me rritë shumë mundemi me i marrë në qafë OJQ-të tjera të cilat mund të gjobiten për një gabim të vogël shkaku tyre”, shtoi Abrashi.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017, Isa Krasniqi, kryeshef i Agjensionit të Statistikave të Kosovës, para komisionit shfaqi performancën e ASK-së dhe raportet që ky agjension ka përgatitur, raporton EO.

“Ne e kemi finalizuar planin vjetor për vitin 2019 dhe e kemi dërguar atë në qeveri për miratim dhe i gjithë ky proces është tregues i mirë që ASK-ja ka ngritur kapacitetet e veta menaxheriale dhe planifikuese”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi tha popullsia në Kosovë është duke u zvogëluar për shkak të numrit të vogël të natalitetit në Kosovë dhe numrit të madh të mortalitetit.

“Gjendja në rritje të popullsisë është alarmante, popullsia në Kosovë po bie drastikisht dhe ju jeni institucionet ku duhet shumë herë të përsëritet kjo, sepse pas disa viteve do të jetë problem nëse politikëbërësit nuk merren tash me këtë temë, kemi rënie të lindshmërisë, rritje të vdekshmërisë dhe migrimi jashtë Kosovës është i madh dhe në statistikat të popullsisë e vëreni që popullsia në Kosovë po pakohet“, tha Krasniqi.

Të ngjashme