Rritet 20 për qind asistenca sociale

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 16:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica për rritjen prej 20 për qind të asistencës sociale.

Deri më tani përfituesit varësisht nga numri i anëtarëve kanë përfituar asistencë sociale në vlerë prej 50 euro deri në 150 euro, ndërsa sipas ministrit me rritjen prej 20 për qind kjo vlerë do të jetë nga 60 në 180 euro, raporton Ekonomia Online.

Reçica tha se kjo rritje do të ndihmojë në zbutjen e papunësisë dhe në mirëqenien e qytetarëve që përfitojnë nga kjo asistencë.

I lumtur me miratimin e kësaj rritje u shpreh edhe kryeministri Haradinaj.

Ai tha se i vjen mirë për të gjithë personat që përfitojnë nha kjo rritje.

Të ngjashme