Rrjeti i Grave dënon dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 09:08 | Nga

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Vitore Stavileci, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.

“Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët”, thuhet në reagim.

RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura”.

Andaj RrGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejt në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme