Rruga “Xhorxh Bush” do të bëhet parking nëntokësor dhe park

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 11:04 | Nga

Në hapësirën në mes të Fakultetit të Filologjisë dhe Katedrales, bashkë me rrugën “Xhorxh Bush”, përfundimisht do të ndërtohet një parking nëntokësor me “Parkun Qendror” mbi të, raporton Koha.net.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit lokale, në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se aty do të bëhet një park.

Por, përfundimisht, në këtë hapësirë nuk do të ketë shesh. Aty, sipas Ahmetit, këtë vit do të fillojë ndërtimi i një parkingu nëntokësor dhe “Parkut Qendror” mbi të.

Pos këtij parku, Komuna në buxhetin e sivjetmë ka ndarë edhe 1 milion euro për ndërtimin e katër parqeve sikur ai te salla “1 tetori”.

Të ngjashme