Sa është e rrezikuar Kosova nga tërmetet dhe vërshimet?

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 10:54 | Nga

Një raport i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, që shqyrton rrezikun dhe impaktin e këtyre fatkeqësive natyrore në viktima dhe në ekonomi, ka konstatuar se Kosova është më e rrezikuar nga tërmetet, që kanë gjasa më të vogla për të ndodhur por që kanë impakt më të madh.

Sipas raportit të BB-së, rajoni me rrezikun më të madh nga tërmetet është ai i Prizrenit, ndërsa rajoni me rrezikun më të madh nga vërshimet është ai i Mitrovicës, raporton RTK.

Ngjyra në këtë hartë tregon madhësinë e Bruto Prodhimit Vendor (GDP-së), në pjesë të ndryshme të Kosovës (ngjyra vjollcë e mbyllur tregon ekonomi më të madhe, ngjyra e bardhë ekonomi më të vogël). Rrathët me ngjyrë të kaltërt tregojnë rrezikun nga vërshimet ndërsa rrathët ngjyrë portokalli tregojnë rrezikun nga termetet në aspektin e ndikimit në mesataren vjetore të normalizuar të GDP-së.

Rrathët më të mëdhenj tregojnë rrezik më të madh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme