Salih Zyba dhe Shemsi Syla deputetët e rinj të VV-së në Kuvend

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 14:35 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin përfundimtar të raundit të dytë (rivotimit) për kryetar të komunës së Istogut, që u mbajtën më 17 dhjetor 2017.

Në vazhdim të mbledhjes, duke u përgjigjur në kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listën e certifikuar të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje pas dorëheqjes nga posti i deputetit të Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Shemsi Syla është kandidati i radhës për të zëvendësuar, Mytaher Haskukën dhe Salih Zyba është kandidati i radhës për të zëvendësuar Qëndron Kastratin.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në përputhje me detyrimin ligjor, pas auditimit, ka bërë publikimin e Raporteve Financiare Vjetore dhe Raporteve të Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore të subjekteve politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme