SBAShK-u këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 14:05 | Nga

SBAShK vazhdon edhe sivjet traditën e dërgimit në pushime të një numri të caktuar të anëtarëve të saj.

“Bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova”, thuhet në komunikatën e SBASHK, përcjell Klan Kosova.

“Grupi i parë prej 110 pushuesve  tanimë po kalojnë qaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas  pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale  dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë”.

Pas përfundimit të pushimeve nga grupi i parë, do të nisen edhe 315 anëtarët tjerë.

“Përgjegjësi për mirëvajtjen e pushimeve, Ymer Ymeri duke bartur emocionet e pushuesve nga grupi i parë thotë se shumë nga ata kanë lënë të shkruara përshtypjet e tyre duke lavdëruar lartë  organizimin dhe mikpritjen e personelit në Kompleksin Turistik “Bonita”. Ka nga ata që janë për herë të parë në pushime në bregdetin shqiptar dhe prandaj edhe i janë falënderues SBASHK-ut për këtë mundësi që u është dhënë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme