SBAShK-u takim falënderues me ish-ministrin Arsim Bajrami

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta para se të bënte dorëzimin e detyrës , ministri në largim i MAShT-it, Arsim Bajrami ka pritur në një takim falënderues kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.

“Kemi ardhur që në këtë takim lamtumirës t’ju shprehim respektin e thellë në emër të gjithë të punësuarve në arsimin e vendit tonë për punën e angazhimet tuaja dhe për bashkëpunimin korrekt me ne e në shërbim të arsimit në Kosovë”, është shprehur në këtë takim lamtumirës kryetari i SBAShK-ut.

Ai pastaj ka kujtuar kontributin e ministrit Bajrami dhe stafit të tij duke veçuar Kontratën individuale në kohë të pacaktuar për të punësuarit në arsim, ndihmën që të njihen si vite kontribut dhënëse vitet e 90-ta me çka edhe u tejkalua defekti i daljes në pension të punëtorëve të arsimit me vlerën e pensionit të pleqërisë prej 75 euro e të tjera.

Ndërsa, Ministri në largim , Arsim Bajrami është shprehur i nderuar me ketë vizitë që po ndodh pak minuta para se ai të dorëzojë detyrën te pasardhësi i tij . Ai pastaj ka shpalosur fragmente nga koha sa ishte në këtë detyrë duke lavdëruar bashkëpunimin dhe korrektësinë e SBAShK-ut.

“Ndjehem mirë me vlerësimin që po më bëni. Jam mundur që bashkërisht me ju dhe me të tjerët të punojmë për arritje sa më të mëdha në arsim. Kemi pasur shumë momente të mira, por aty këtu edhe ndonjë kundërshtim, por e kemi kaluar me urtësi dhe gjithnjë duke e ditur se jemi në shërbim të arsimit sa më cilësor të Kosovës”, është shprehur Prof. Dr. Arsim Bajrami, i cili në mbyllje të këtij takim ka shprehur gatishmërinë që edhe në të ardhmen , të kontribuojë në shërim të mirëvajtjes së arsimit në tërësi.

Të dy palët janë shprehur të bindur se angazhimet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe më ministrin e ri dhe stafin e tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme