Sekretari i Ligës së Botës Islame: Shqiptarët, myslimanë të moderuar

Prishtinë | 11 Mar 2017 | 12:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, ka nisur një vizitë disa ditore në Kosovë.

Ai fillimisht vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Muhammed bin Abdulkerim al Isa, pas takimit me myftiun Tërnava tha se ndjehet krenar që viziton një popull siç e quajti ai “mysliman të moderuar”.

Ai tha se qëllimi i kësaj vizite është avancimin e bashkëpunimin me “vëllezërit tanë për pikat që neve na bashkojnë”, raporton Ekonomia Online.

“Kemi ardhur dhe po bëjmë këtë vizitë për rritjen e bashkëpunimit mes vëllezërve tanë dhe për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme. Sikur e dini jemi të kënaqur që po vizitojmë një popull mysliman i cili është një popull mysliman i cili është shembull dhe tolerant në këtë pjesë të botës dhe ka treguar një kulturë dhe civilizim të lartë në praktikumin e fesë së pastër”.

“Kjo nuk është vetëm dëshmia e Ligës Islame Botërore se populli shqiptar mysliman është model si duhet praktikuar dhe jetuar islamin si fe tolerante por është dëshmi e gjithë botës islame, bile edhe botës mbarë se vërtetë populli shqiptar dhe mysliman ka dëshmuar se është një popull modern dhe ka dhënë një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës mes popujve dhe besimeve”, tha Muhamed bin Abdulkerim al Isa.

Tërnava: Shtetet e Ligës Islame që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë

Myftiu Naim Ternava e falënderoi Sekretarin Muhamed bin Abdulkerim al Isa, për vizitën, e cila tha se është tejet domethënëse për BIK-un.

Ai tha se Liga Islame ka bërë shumë në të gjitha fushat për Kosovën, sidomos në atë për njohjen e Kosovës.

Ndërsa, tha se kërkoi nga mysafiri që të angazhohet për të bindur shtetet islame të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tille.

“Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj sekretarin e përgjithshëm për punën që ka bërë Liga Botërore Islame karshi Kosovës në të gjitha fushat, e cila ka qëndruar pranë dhe ka dhënë kontributin e saj edhe për çlirimin e Kosovë, edhe për njohjet që kanë ardhur për Kosovën dhe është duke vazhduar këtë rrugë. Ne kërkojmë me ngulmë që edhe më të kontribuoj që edhe shtetet islame që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, që atë ta bëjnë sa më shpejt, nga së Kosova ka nevojë për njohje të reja që ajo sa më shpejt të jetë pjesë e gjithë mekanizmave ndërkombëtarë dhe të ketë edhe ulësen e vet brenda OKB-së”, tha Tërnava.

Ai tha se Liga Islame, ka ndihmuar Kosovën si në periudhën e para puftes, gjatë dhe pas dhe për këtë tha se i janë falënderues.

Delegacioni i Ligës së Botës Islame, gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet edhe me presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, e personalitete tjera nga jeta fetare dhe kulturore.

Të ngjashme