Selimi: Pushteti ia vendosi bombën Murat Mehës (Video)

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 16:45 | Nga

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur sot në InfoBox të RTV Dukagjinit lidhur me vendosjen e një bombe në shtëpinë e kryetari të komisionit qeveritar Murat Meha.

Selimi pretendon se e di saktë se kush e ka bërë këtë veprim. Ai ka thënë se sikurse kjo bombë por edhe shpërthimi në Kuvendin e Kosovës, janë të orkestruar nga pushteti.

“Unë mendoj se këta njerëz, janë aq të lig sa që të keqen që ia kanë sjellë Kosovës mundohen ta kthejnë në heroizëm. Pushteti po vazhdon të krijojë një situatë të tensionuar dhe që në këtë situatë të kalojë edhe demarkacioni edhe Zajednica. Nuk është e rastësishme as krismat në festivalin e birrës, as granata në Kuvendin e Kosovës e as granata në shtëpinë e Murat Mehës”, ka thënë Selimi./Telegrafi/

https://youtu.be/4tBFIMKrLTc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme