Selmanaj: Manastiri i Deçanit po bën politikë të gabueshme

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 10:16 | Nga
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Rasim Selmanaj, ka kundërshtuar veprimin e Manastirit të Deçanit për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Selmanaj ia ka rikujtuar Sava Janjiqit memorandumin e arritur kohë më parë për asfaltimin e rrugës ekzistuese në gjatësi 2.4 kilometra në zonën e mbrojtur.

Sipas tij, në këtë mënyrë Manastiri i Deçanit po bën politikë të gabueshme duke dalë kundër interesit të vet dhe të komunës.

Ish-kryetari i Komunës së Deçanit ka bërë me dije se këto pengesa Manastiri po i bën në mënyrë që komuna ta ndryshojë qëndrimin rreth pronave të “Apiko”-s dhe “Ilirisë”, pronësinë e të cilave e kërkon Manastiri i Deçanit.

Të ngjashme