Senatori amerikan McCain të enjten në Kosovë

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 08:40 | Nga

Senatori amerikan, njëherësh ish- kandidati për presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, do të vizitojë të enjten Kosovën.

Në kuadër të kësaj vizite, McCain do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.

Sipas agjendës zyrtare të Kuvendit, bëhet me dije se të enjten duke filluar nga ora 14:30, do të mbahet një seancë solemne në të cilën do t’i adresohet Kuvendit, senatori amerikan i cili bën pjesë në kampin republikan.

Kujtojmë se McCain, dy ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Beograd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme