Serbët e veriut, bllokojnë rrugët kryesore Prishtinë – Rashkë

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 14:34 | Nga

Për të kundërshtuar miratimin e Projektligjit për “Trepçën”, serbët e veriut të Kosovës e kanë bllokuar rrugën kryesore Prishtinë –Rashkë.

Një numër i madh i serbëve nga të gjitha katër komunat veriore të Kosovës, kanë bllokuar rrugën në Rudare për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj diskutimit të Projektligjit për “Trepçën”.

Në Rudare ka një numër të madh të njerëzve që po qëndrojnë në shi. Ata kanë ardhur nga Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, raportojnë gazetarët për “Tanjug”, transmeton “Klan Kosova”.

Gjithashtu për shkak se Projektligji për “Trepçën” do të hidhet sot në votim në Kuvend, është zhvilluar një mbledhje urgjente e përbashkët e përfaqësuesve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme