Shala dhe përfaqësuesit e CNVP-së diskutojnë për mbrojtjen e pyjeve

Prishtinë | 29 Sht 2016 | 12:40 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka takuar sot përfaqësuesit e organizatës CNVP (Connecting Natural Values & People), me të cilët ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në të ardhmen ndërmjet MMPH-së dhe CNVP.

U.d i ministrit të Mjedisit, Shala, ka njoftuar përfaqësuesit e CNVP-së me angazhimet dhe projektet e MMPH-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht me projektet dhe politikat për mbrojtjen dhe menaxhimin e Parqeve Kombëtare të Kosovës të cilat janë të mbrojtura me ligj.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjen së pyjeve dhe të Parqeve Nacionale në përgjithësi, si dhe projektet të tjera që kontribuojnë drejtpërdrejt në mjedis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme