Shala diskuton me Swiss Cooperation Office për ujërat

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 15:35 | Nga

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka takuar përfaqësuesit e Swiss Cooperation Office, Soland Bernhard dhe Ardiana Efendija-Zhuri.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin e ujërave dhe ndryshimeve klimatike.

Shala në këtë takim ka shprehur falënderimin e tij për Qeverinë zvicerane dhe për ndihmën që kanë ofruar për Republikën e Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

Po ashtu, Shala shprehu gatishmërinë e tij për vazhdim të bashkëpunimit për projektet që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet konkrete ku MMPH dhe Swiss Cooperation Office mund të bashkëpunojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme