Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur sot në takim drejtorin e Bordit Menaxhues të Institutit IGH, nga Kroacia, Oliver Kumriq.
Në takim është biseduar për përvojën e këtij instituti në projekte infrastrukturore mjedisore dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të kësaj natyre në Kosovës.
Në takim u tha se infrastruktura mjedisore është një nga elementet e rëndësishme në menaxhimin e mjedisit dhe përmirësimin e gjendjes së tij.