Shala takoi Gabriele Rechbauer, udhëheqëse e projektit të Biodiversitetit

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 17:32 | Nga

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka takuar sot Gabriele Rechbauer, shefe kryesore e projektit ORF Biodiodiversity (Open Regional Found for Biodiversity), i cili zbatohen nga GIZ, dhe financohet nga qeveria Gjermane.

Në takim u diskutua ne lidhje me REWG (Regional Environment Working Group) në te cilin organizëm po ashtu përfaqësohet dhe Kosova nga Ministri i MMPH, prezantim i projektit ORF Biodiversity, objektivat dhe aktivitet që do të ndërmerren, si dhe për projekt idenë “Menaxhimi ndërkufitar i Parqeve Kombëtare” (Kosove, Shqipëri dhe Maqedoni).

Ky projekt do të fillojë të hartohet së shpejti, rajoni i maleve të Sharrit (Parku kombëtar Sharr) është propozuar si lokacion ku do të zhvillohen aktivitete rreth projektit.

Gjithashtu në takim u fol për platformën rajonale për Databazë të biodiversitetit dhe raportimit, takimi iniciues për Shërbimet e Ekosistemit dhe vlerave, si dhe rrjeta rajonale e OJQ-ve për biodiversitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme