ShBA publikon Listën e Zezë: Aty mbesin Limaj, Haradinaj, Selimi, Lladrovci, Lushtaku…

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 23:06 | Nga

Departamenti Amerikan i Financave, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota.

Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar sot, më 3 shkurt, shkruan lajmi.net.

Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.

Aty është edhe Milorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë. Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish-deputet i PDK-së. Edhe Sami Lushtaku është aty…

Lajmi.net ua sjellë disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:

Ramiz Lladrovci

Naser Kelmendi

Lavdrim Muhaxheri

Haradin Bala

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Sami Lushtaku

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Rexhep Selimi

Azem Syla

Emrush Xhemajli

Sami Ukshini

Të ngjashme