Ismaili: Nga 300 barna nga lista esenciale 30 marrin 60 % të buxhetit

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 11:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimet për barnat që blihen nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë referente me tregun në rajon, në mënyrë që paraja e taksapaguesve të mos shpenzohet për pasurim të paligjshëm të individëve.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, në tryezën e organizuar në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, me shoqërinë civile, , raporton Ekonomia Online.

Temë e tryezës së organizuar në ditën e katërt të “Javës Kundër Korrupsionit” ishte “Farmacia pa ilaçe”.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se është duke u përballur me një situatë të vështirë të trashëguar nga qeverisjet e mëhershme.

Ai tha se ka trashëguar një sistem që ka mungesë të madhe të barnave, ngase 30 barna nga 300 gjithsej marrin 60 për qind të buxhetit.

“Lista esenciale është aprovuar në vitin 2012 çka ne kemi bërë është se kam kërkuar nga OBSH  kemi bërë që të jetë autoriteti kryesor të jetë në revidimin e produkteve e kemi dërguar ekipin në Gjeneve dhe kur të kthehen do te japin rekomandime direket pa ndikime  vendore. Unë kam trashëguar një sistem që ka mungesë të madhe të barnave. Financimi në sektorin e shëndetësisë është i domosdoshëm ka ndërlidhje me arsim me ekonomi. Andaj duhet të investohet. 30 barna nga 300 gjithsej marrin 60 për qind të buxhetit andaj duhet të gjejmë mundësi që të gjejmë konkurrencë në këto barna”.

Ismaili tha se është duke u punuar që përkundër faktit që beson se bizneset private janë shtyllë e ekonomisë së Kosovës, ato duhet të zbatojnë rregullat e institucioneve.

“Ju e dini prej javëve të para kam pasur një problem me një kontratë të tillë që çmimi nuk është real si ai në treg. Nëse ne nuk pajtohemi të paguajmë për çmime më të larta aty fillon ndryshimi jonë. Puna e parë me tregu frustrimin me një situatë reale. Unë nuk do të pajtohem me faktit nuk jam kundër biznesit privat sepse është shtyllë e ekonomisë së Kosovës, por ne do të bëjmë që rregullat e lojës të caktohen nga institucionet”.

Saranda Ramaj, nga Instituti “Columbus” tha se çmimet e barnave në Kosovë vitet e fundit janë rritur dhe janë shumë të shtrenjta se sa çmimi real.

“Viteve  të fundit janë rritur çmimet e barnave blerjet janë shumë më të shtrenjta se sa çmimi real. Dëmi është milionësh ndërsa ende nuk kemi parë ndonjë iniciativë për të ndryshuar këtë situatë. Kemi të bëjmë me një situatë ku nuk është rritur cilësia e barnave, por çmimet”.

Diskutimin e organizuar e cilësoi të dobishëm dhe qenësor përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane, Richard Mei.

Përfaqësuesja e USAID, Miranda Jolicoeur tha se një rëndësi të madhe në transparencën ka shoqëria civile.

“Duam të theksojmë diçka që ndikon në jetën e njeriut çdo ditë siç është kujdesi shëndetësore. Nuk do të thotë qe me këtë javë përfundon diçka dhe të gjithë që e kuptojnë këtë proces kuptojnë se çfarë ndodh që të ketë transparencë që secili në Kosovë të merr shërbime të mira”.

“Mendoj që shoqëria civile luan një rol më të madh që të jetë bashkë me qeverinë në reformat e mëdha monitorimi është diçka kritike dhe mund të ndihmojë në rregullimin e gjendjes. Prokurimi elektronik është diçka e re e cila tregon transparencën dhe kjo tregon se saktësisht se si janë fituar tenderët edhe Kosova do të arrij këtë qëllim në vitin 2018  dhe kjo është shumë e mirë për agjendën evropiane për reformë në Kosovë”.

Image may contain: 6 people, indoor

Image may contain: 5 people

Lexo më shumë:

Të ngjashme