Ministri Ismaili përuron Repartin e Hemodializës në Rahovec

Rahovec | 14 Nën 2017 | 16:25 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapin, kanë bërë një vizitë në spitalin e Rahovecit “Fahredin Hoti”, me ç’rast u bë përurimi i Repartit të Hemodializës.

Pacientët e Rahovecit, që nuk kanë mundur të marrin trajtim në komunën e tyre, në mungesë të këtij reparti tani mund të marrin këtë shërbim aty, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi këtu me kryetarin Idriz Vehapi, për hapjen e një njësie të Hemodializës në Rahovec e cila është një punë jashtëzakonisht e madhe, e cila është bërë nga komuna e Rahovecit në bashkëpunim me spitalin e Prizrenit, duke iu krijuar mundësi mbi 30 pacientëve që kanë qenë të Rahovecit nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim dhe tash e marrin në komunën e Rahovecit”.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se ky repart është financuar nga Komuna e Rahovecit me 130 mijë euro, derisa kostoja e realizimit arrin deri në 230 mijë euro, bashkë me investimet e donatorëve.

“Një punë e cila është bërë me një përkushtim të jashtëzakonshëm duke parë nevojën se spitali i Rahovecit ka shumë pacientë të cilët kanë nevojë për këtë shërbim, dhe ne kemi punuar gjatë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me qendrën spitalore të Prizrenit”.

“Ky është një projekt i rëndësishëm, kemi investuar si komunë, po ashtu kemi pas një donacion. Ne si komunë kemi investuar rreth 130 mijë euro ndërsa donaconi mbi 200 mijë euro”.

“Është një projekt i kushtueshëm, por kostoja e tij do të shpaguhet për shkak të nevojës që kanë qytetarët për të”.

Edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, e cilësoi këtë projekt si të veçantë.

“Kryetari i komunës ka bërë një nismë e cila është gogja e kushtueshme, jo vetëm në planin material, infrastrukturor por edhe në atë profesional. Përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Rahovecit. Ne si spital jemi shumë të kënaqur sepse do të zbrazim spitalin me një numër të madh të sëmurëve me hemodializë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme